LAJMI I FUNDIT:

CEZ plan për t’u zgjeruar në rajon

CEZ plan për t’u zgjeruar në rajon

Kompania CEZ, e cila është edhe pronari i ri i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes në Shqipëri, synon të zgjerohet në të gjithë rajonin, duke u shndërruar në kompaninë lider në tregun energjetik të Europës Juglindore dhe Qendrore.

Në funksion të këtij qëllimi ka qenë edhe privatizimi i sistemit shqiptar të shpërndarjes së energjisë, realizuar pak kohë më parë kundrejt shumës së 102 milionë eurove.

Aktualisht, CEZ është e pranishme në 14 vende, përfshi këtu Republikën Çeke. Zgjerimi jashtë Çekisë nisi në vitin 2005, periudhë kur u ble sistemi i shpërndarjes së energjisë në Bullgari dhe Rumani.

Në vitin 2006, kompania CEZ bleu dy uzina të prodhimit të energjisë në Poloni. Në po atë vit, u krijuar një kompani e përbashkët energjetike me palën hungareze.


Gjatë viteve të fundit, kompania CEZ ka krijuar partneritet në Turqi, ku ka projekte për ndërtimin e disa hidrocentraleve. Këtë vit kompania CEZ ka planifikuar të përfundojë disa marrëveshje për zgjerimin me kompaninë turke AK Energy.

Kompania çeke CEZ është e aftë që të prodhojë energji elektrike nga centralët bërthamorë dhe termocentralet me qymyr, duke prodhuar energji me kosto të ulët.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori