LAJMI I FUNDIT:

CEZ kërkon përmirësim kushtesh të tenderit për TC Kosova e Re

CEZ kërkon përmirësim kushtesh të tenderit për TC Kosova e Re

Gjiganti elektro-energjetik shtetëror çek CEZ, do të tërhiqet nga tenderi për ndërtimin e termocentralit 2 mijë megavatesh në Kosovë, nëse autoritetet nuk përmirësojnë kushtet e marrëveshjes, ka thënë një zyrtar i kompanisë.

Agjencia e lajmeve Reuters, citon drejtorin për integrim dhe aktivizim të CEZ-it, Vladimir Shmalz, të ketë thënë se kompania ende nuk është tërhequr- ndryshe nga ç’ishte shkruar në mediat kosovare- por, nuk është e kënaqur me disa nga kushtet legale dhe financiare që përfshihen në tenderin 3.5 miliardë eurosh.
Ai nuk ka dhënë detaje. “Ne ende jemi në tender, por me kushtet e dhëna, ai nuk është atraktiv për ne”, i ka thënë ai Reuters-it.