LAJMI I FUNDIT:

Cesar shpreson për transferimin e Melos dhe Elanos tek Inter

Cesar shpreson për transferimin e Melos dhe Elanos tek Inter

Portieri i Interit, Julio Cesar, beson se ardhja e Felipe Melos nga Fiorentina dhe Elanos nga Manchester City, do ta përmirësonte dukshëm skuadrën zikaltër.

“Shpresoj që Felipe dhe Elano t’i bashkëngjiten Interit. Ata janë dy mesfushorë të shkëlqyer dhe shpresoj që të arrihet marrëveshja. Të kesh dy lojtarë tjerë brazilianë tek Inter do të ishte shumë e rëndësishme”, ka thënë Cesar për fiorentina.it.

Elano luan te Manchester City që nga viti 2007, ndërsa sezoni që shkoi ishte i pari për Melon te Fiorentina.