LAJMI I FUNDIT:

Ceremonia e dasmës me partneren 53 vjet më të re, Silvio Berlusconit i kushtoi 400 mijë euro

Ceremonia e dasmës me partneren 53 vjet më të re, Silvio Berlusconit i kushtoi 400 mijë euro
Silvio Berlusconi martohet në një ceremoni private me partneren e tij 53 vite më të re

Silvio Berlusconi më në fundi bëri një dasmë simbolike me deputeten Marta Fascina, me 85-vjeçarin duke treguar kostumin e dhëndrit për të tretën herë, në një ceremoni madhështore, e cila kushtoi rreth 400 mijë euro.

Sipas Dailymail.co.uk, çifti nuk ishin zyrtarisht të martuar – por misteri u zhvillua normalisht – sepse fëmijët e Berlusconit nuk duan që Fascina të fitojë të drejtën e pronës, në rast se ky i fundit vdes.

Megjithatë, një ceremoni u mbajt në Villa Gerneto në qytetin Lesmos, në veri të Milanos, ku ishin të pranishëm vëllai i Berlusconit, Paolo dhe fëmijët e tij, Marina, Barbara, Eleanor dhe Luigi, ndërsa djali i tij i dytë, Pierre Silvio, mungonte.


Berlusconi thuhet se ishte i lumtur dhe e quajti Martan një ‘dhuratë nga parajsa’, gjersa gjatë ceremonisë u këndoi të ftuarve dhe u bëri dhurata mbresëlënëse, si ora shumë të shtrenjta.

Vihet re se manjati i medias ishte i vendosur që në fillim për hapin e radhës në marrëdhënien e tij me Fascinan, pavarësisht kundërshtimeve të fëmijëve.

Silvio Berlusconi martohet në një ceremoni private me partneren e tij 53 vite më të re
Lexo po ashtu Silvio Berlusconi martohet në një ceremoni private me partneren e tij 53 vite më të re

Marta, 32-vjeçare, është deputete e partisë Forza Italia dhe ka jetuar me miliarderin prej afro dy vitesh.

Për Silvion duhet theksuar se kjo është martesa e tretë, pas asaj me Carla Elvira Lucia Dall’Oglio dhe Veronica Lario. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Kalo në kategori