LAJMI I FUNDIT:

Silvio Berlusconi martohet në një ceremoni private me partneren e tij 53 vite më të re

Silvio Berlusconi martohet në një ceremoni private me partneren e tij 53 vite më të re

Silvio Berlusconi është martuar me partneren e tij, Marta Fascina.

Por martesa e 85-vjeçarit me 32-vjeçaren të cilët janë në lidhje prej tre vitesh nuk do të ketë asnjë vlerë ligjore, por vetëm simbolike, kjo për shkak të mosmarrëveshjeve për trashëgimin që Berlusconi ka me familjen e tij.


Ceremonia martesore u mbajt në një pronë historike të quajtur Villa Gernetto në qytetin Lesmo, në veri të Milanos.

Megjithëse nuk kishte as një dasmë në kishë, as një bashkim civil, ngjarja u cilësua si një “festë dashurie” për çiftin, shkruan VanityFair.

Me rreth 50 të ftuar dëshmitarë ish-kryeministrit i Italisë zotoi për përkushtimin e tij ndaj të dashurës së tij Fascina, e cila është 53 vjet më e vogël se ai.

Foto: Dagospia

Sipas mediave italiane në ceremoni morën pjesë miq dhe aleatë afatgjatë nga bota e politikës dhe e biznesit.

Të gjitha lajmet nga Silvio Berlusconi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Silvio Berlusconi

Marta e cila është deputete e partisë Forza Italia ka jetuar me biznesmenin miliarder për dy vitet e fundit, që kur ai u nda nga e dashura e tij e fundit e re, Francesca Pascale.

Foto: Dagospia

Fascina është e diplomuar në Letërsi dhe një karrierë politike e nisur në radhët e Forza Italia, punoi në zyrën e shtypit dhe marrëdhënieve me publikun në Milano, përpara se të transferohej në Fondacionin Milan.

Për Silvio Berluskonin kjo është martesa e tretë: e para ishte me Carla Elvira Lucia Dall’Oglio, nëna e Marinës dhe Pier Silvio, më pas dasma me Veronica Lario, e cila e bëri atë baba të Barbara, Eleonora dhe Luigi. /Telegrafi/

Foto: Dagospia

Foto: Claudio Furlan/LaPresse

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori