LAJMI I FUNDIT:

CEO prezantohet në panairin “BAU 2011”

CEO prezantohet në panairin “BAU 2011”

Panairi më i madh në botë i fushës së ndërtimit, “BAU” i cili u mbajt nga 17 deri me 22 janar 2011 në Munih të Gjermanisë përfundoj punën me sukses duke shënuar rritje të konsiderueshme të numrit të ekspozuesve si dhe rritje rekorde të numrit të vizitorëve nga të gjitha anët e globit.

CEO si kompani lidere në fushën e organizimit të panaireve në Kosovë dhe rajon ishte e vetmja e kësaj lëmie nga vendet e rajonit që mori pjesë dhe u prezantua me stendën e saj në këtë eveniment të madh global duke e futur Kosovën në listën e 46 vendeve të përfaqësuara suksesshëm në këtë panair.

Gjatë ditëve sa zgjati “BAU 2011” stenda e CEO-s u vizitua nga një numër i madh i menaxherëve të kompanive ndërkombëtare të cilët morën informata të shumta nga stafi i CEO-s në lidhje me panairet e specializuara ndërkombëtare që CEO organizon në Kosovë.

Gjatë panairit, përfaqësuesit e CEO-s, para një audience të rëndësishme mbajtën prezantime në lidhje me mundësitë që përmes panaireve ndërkombëtare në Kosovë të krijohen ura të bashkëpunimit me komunitetin e biznesit në vendin tonë dhe rajon. Menaxherët, specialistët dhe vizitorët e shumtë në panairin BAU 2011 shfaqën interesimin e tyre në lidhje me panairin ndërkombëtar të Ndërtimit, Energjetikës, Teknikës dhe Mobilerisë ˝EXPOKOS˝ që mbahet çdo vit në Prishtinë dhe i cili është shndërruar në një pikëtakim si më i rëndësishmi i këtyre fushave në Ballkanin perëndimor.


Interesimi i kompanive nga Gjermania, nga vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë për të marrë pjesë në panairin EXPOKOS ka qenë i lartë, duke na befasuar për të mirë edhe me njohuritë dhe informacionet që përfaqësuesit e kompanive kishin për sektorin e panaireve ndërkombëtare në Kosovë. Konfirmime për pjesëmarrje në panairin EXPOKOS në Prishtinë, edicioni i radhës i të cilit do të mbahet nga 18-21 maj, kemi marrur qysh në takimet e para me kompani të huaja.

  • Në fund të panairit, përfaqësuesit e CEO-s u ndanë tejet të kënaqur me prezantimin e tyre në panairin “BAU 2011” duke qenë të inkurajuar se interesimi i kompanive të huaja për Kosovën. /Telegrafi/