LAJMI I FUNDIT:

Celtics triumfojnë edhe në ndeshjen e tretë, vetëm një fitore larg finales

Celtics triumfojnë edhe në ndeshjen e tretë, vetëm një fitore larg finales

Boston Celtics kanë ngritur epërsinë në 3-0 në serinë finale të ‘Play-Off’ në Konferencën e Lindjes.

Celtics kanë triumfuar edhe në ndeshjen e tretë, kësaj radhe në fushën e Indiana Pacers me tre pikë diferencë 114:111.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi aq mirë për Celtics. Pas një çereku të parë të barabartë, vendasit luajtën në mënyrë fantastike deri në pushim, kështu që pjesa e parë u mbyll me rezultatin 69:57 për Indianën.


Në çerekun e tretë, Bostoni arriti të ulë deficitin në minus nëntë dhe më pas në çerekun e fundit ata u rritën dhe bënë një kthesë të plotë të pabesueshme dhe më në fund fituan pas një drame të madhe në fund të ndeshjes.

Lojtari më i mirë i Bostonit ishte, Jayson Tatum, i cili ishte dy asistime larg një triple-double. Ai pati 36 pikë, 10 kërcime dhe tetë asistime.

Tatum kishte mbështetjen e Brown që shtëoi 24 pikë, derisa për vendasit më i miri ishte Nembhard me 32 pikë.

Bostoni mund t’i japë fund serisë në ndeshjen e ardhshme nëse arrin fitore për të kaluar në finalen e madhe të NBA. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Ndërkombëtare
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Kalo në kategori