LAJMI I FUNDIT:

Çekia nuk mendon për Eurozonën

Çekia nuk mendon për Eurozonën

Kryeministri i Çekisë Petar Neças tha se qeveria e tij nuk e ka ndërmend që deri në fund të mandatit në vitin 2014 të përcaktojë datën se kur mund Çekia eventualisht të përfshihet në Eurozonë.

“Tash nuk do të ishte e përshtatshme që të kalojmë në euro, e as të përcaktohet data”, theksoi Neças për televizionin çek.

“Tash edhe ashtu nuk plotësojmë kriteret”, ka thënë Neças, duke kujtuar se monedha kombëtare ka përparësinë që Çekia mund vetë të reagojë me politikën monetare ndaj lëkundjeve në tregjet financiare. Ai ka thënë se tani ekziston një situatë tjetër nga ajo kur Çekia hyri në BE.

Atëherë, Çekia, sikur edhe vendet tjera post-komuniste u obliguan ta pranojnë valutën e përbashkët evropiane, por nuk qe përcaktuar koha se kur duhej bërë kjo.


Nga vendet ish komuniste euron e ka pranuar vetëm Sllovenia dhe Sllovakia. Polonia, që ka synuar të kalojë në euro, ka rishqyrtuar planet për shkak të lëkundjeve në eurozonë dhe krizës me borxhe. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori