LAJMI I FUNDIT:

Çekia demolon San Marinon

Çekia demolon San Marinon

Përfaqësuesja e Republikës Çeke ka shënuar fitore të lartë prej 7-0 ndaj San Marinos, në ndeshjen e vlefshme për Grupin e Tretë për kualifikim në Kampionatin e ardhshëm Botëror.

Sulmuesi i Galatasarayt, Milan Baros, ka shënuar katër gola në këtë ndeshje, ndërsa ‘hat-trickun’ e arriti që në pjesën e parë.

Vaclav Sverkos ishte lojtari tjetër çek që shënoi dy gola, ndërkohë një gol e shënoi Tomas Necid.

Me këtë fitore, Republika Çeke mban gjallë ëndrrën për të siguruar vizën për në Afrikën e Jugut.