CEFTA nuk mund të kryesohet nga institucionet e Kosovës pa prezencën e UNMIK-ut. Kështu kanë kërkuar shtetet nënshkruese të marrëveshjes së CEFTA-s, ka thënë për radio Blue Sky zëdhënësi i UNMIK-ut Andrea Anjeli.
Deri tash, ish drejtues të Ministrisë së Tregtisë e Industrisë, si dhe të asaj të Ekonomisë e Financave të Kosovës kanë thënë se kryesimin do ta bëjnë vetëm institucionet e Kosovës. Ish ministri i Ekonomisë e Financave, Ahmet Shala pati deklaruar se institucionet e Kosovës pa UNMIK-un do ta kryesojnë CEFTA-n. “Do ta kryesojnë institucionet e Kosovës”, kishte deklaruar ai.
Njëjtë ka deklaruar edhe ish-ministri i Tregtisë e Industrisë, Lutfi Zharku, ashtu si edhe drejtori i Departamentit të Tregtisë, Flamur Keqa. Mirëpo, zëdhënësi i UNMIK-ut, Andrea Anjeli thotë se kryesimi nuk mund të bëhet pa prezencën e tyre. “Përfshirjen e UNMIK-ut si nënshkruese e marrëveshjes së CEFTA-s e kanë kërkuar anëtarët e tjerë të CEFTA-s. UNMIK-u është duke punuar nga afër me autoritetet e Kosovës për të siguruar se kryesimi i vitit 2011, që do të nisë në Bruksel më 11 mars, të jetë i suksesshëm. Ai do të jetë një ushtrim i përbashkët”.
Mirëpo, Flamur Keqa vazhdon të deklarojë se kryesimi bëhet pa UNMIK-un. “Konsideroj se CEFTA do të kryesohet nga përfaqësuesit kosovarë dhe kjo është e tëra”. Mirëpo, ministrja e re e Tregtisë e Industrisë, Mimoza Kusari Lila pranon se për momentin nuk mund të përjashtohet faktori i UNMIK-ut në kryesimin e CEFTA-s. “Duhet të diskutohet edhe me UNMIK-un që të fillohet gradualisht negocimi për ndryshimin e statusit, në fakt ndryshimit të formës së nënshkrimit, ku ne kemi qenë të përfaqësuar me UNMIK”.
Ministrja Lila thotë se bojkotet në të kaluarën kanë qenë humbje kohe, sepse e kanë dëmtuar pozicionin e Kosovës si në kryesim ashtu edhe në zgjidhjen e problemeve të shumta. Ajo beson se me argumente do t’i bindin shtetet e tjera anëtare të CEFTA-s ta pranojnë realitetin e ri të krijuar pas pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëApliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet