LAJMI I FUNDIT:

Çdo paket cigare kushton 20 lekë më shumë

Çdo paket cigare kushton 20 lekë më shumë

Që nga 1 janar i këtij viti, çdo paketë cigare në Shqipëri kushton minimalisht 20 lekë më shtrenjtë pavarësisht vendit ku blihet. Shtrenjtimi i duhanit vjen për shkak të hyrjes në fuqi të ndryshimeve të votuara disa javë më parë nga parlamenti në ligjin "Për akcizat", i cili parashikonte rritje të akcizës me 20 lekë për çdo paketë.

E përditshmja "Shekulli" raportoi se akciza për këtë produkt ka qenë në nivelin e 50 lekëve, ndërsa që prej ditës së parë të Vitit të Ri, ajo është 70 lekë. Tashmë, një paketë që ka kushtuar 150 lekë do të blihet minimumi 170 lekë.

Rritja e akcizës aplikohet vetëm tek cigaret që përdoren masivisht dhe jo tek variantet e tjera siç janë purot, ekstraktet apo zëvendësuesit e duhanit, çka pasqyron shkallën e lartë të ndikimit në xhepat e duhanpirësve.

Sipas përllogaritjeve të bëra nga Ministria e Financave, pritet që kjo ndërhyrje në akcizën e cigareve të sjellë në fund të vitit në buxhetin e shtetit rreth 2.8 miliardë lekë më shumë. Ky është një lajm i mirë për arkën e shtetit, e cila deri në fund të muajit nëntor të këtij viti kishte rreth 5.5 miliardë lekë më pak se parashikimet e qeverisë. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori