LAJMI I FUNDIT:

Carlo Ancelotti paralajmëron lojtarët e Real Madridit para ndeshjes me Atalantan

Carlo Ancelotti paralajmëron lojtarët e Real Madridit para ndeshjes me Atalantan

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti vlerësoi Atalantan përpara ndeshjes së tyre në ndeshjen e Superkupës të mërkurën, 14 gusht, në stadiumin kombëtar të Varshavës në Poloni.

Ndeshja vjetore e futbollit e Superkupës konkurrohet nga fituesit e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Los Blancos fituan 2-0 kundër klubit gjerman Borussia Dortmund në finalen e Ligës së Kampionëve, duke fituar titullin e tyre të 15-të. Ndërkohë, Atalanta fitoi 3-0 ndaj kampionit në fuqi të Bundesligës, Bayer Leverkusen në finalen e Ligës së Evropës.


Duke folur përpara ndeshjes, Carlo Ancelotti vlerësoi performancën e Atalantas sezonin e kaluar dhe iu referua skuadrës së Serie A si të rrezikshme.

“Atalanta meriton të jetë këtu, ata janë një skuadër e madhe dhe kanë pasur një sezon të mrekullueshëm. Shpresojmë të jemi skuadra më e mirë të mërkurën. Ne e dimë se ata janë në gjendje t’i fitojnë këto ndeshje, kështu që ne i respektojmë ata. Ata janë një ekip i rrezikshëm, që luan në një mënyrë unike”, deklaroi trajneri italian.

Mbappe po trullosë yjet e Real Madridit - tani "viktima" është Militao
Lexo po ashtu Mbappe po trullosë yjet e Real Madridit - tani "viktima" është Militao

Sulmuesi i Atalantas, Ademola Lookman në anën tjetër kishte plotë lëvdata për Los Blancos, duke thënë: “Real Madridi është ndoshta skuadra më e madhe në botë”.

Real Madridi e ka fituar Superkupën e UEFA-s pesë herë më parë në 2002, 2014, 2016, 2017 dhe 2022. Atalanta do të garojë për trofeun për herë të parë pasi fitoi Ligën e parë të Evropës në historinë e klubit të tyre sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori