LAJMI I FUNDIT:

Capello lavdëron akademinë e Arsenalit

Capello lavdëron akademinë e Arsenalit

Menaxheri i kombëtares angleze, Fabio Capello, e ka përshkruar punën e akademisë së Arsenalit si të ‘mrekullueshme’.

“Jam shumë me fat, pasi kam pasur mundësinë për të shikuar në akademinë e Arsenalit ku ekipi anglez stërvitet dhe puna e tyre është tmerrësisht e mirë”, ka thënë Capello.

“Është shumë e rëndësishme për akademitë tjera angleze. Jam shumë i interesuar në akademitë e klubeve angleze, por ata duket se po funksionojnë shumë mirë. Jam shumë, shumë i kënaqur për të ardhmen e Anglisë dhe mendoj se do të bëhet edhe më e mirë”, ka shtuar strategu italian.