LAJMI I FUNDIT:

Cana kapiten i përhershëm i Sunderlandit

Cana kapiten i përhershëm i Sunderlandit

Transferi i ri i Sunderlandit, Lorik Cana, e ka bartur shiritin e kapitenit në ndeshjet e fundit, ndërsa tani menaxheri i ekipit Steve Bruce ka konfirmuar se mesfushori kosovar ka arritur ta bindë se është njeriu që meriton të jetë kapiten i përhershëm i skuadrës.

“E kam marrë vendimin dhe Loriku do të jetë kapiten i klubit. Ai e ka bërë një gjë të tillë më herët te klubi i tij i mëparshëm (Marseille)”.

“Disa njerëz mund t’i çojnë vetullat dhe të thonë: ‘Ai është lojtar i huaj’, mirëpo ai e flet gjuhën në mënyrë të përsosur, ai udhëheq nga shembulli, është në moshë të mirë, ka përvojë…”.

“Mendoj se kushdo që e ka ndjekur atë do të kuptojë pse e kam bërë kapiten të skuadrës”, ka thënë Bruce për faqen zyrtare të Sunderlandit.