LAJMI I FUNDIT:

Cakaj në Paris kërkon anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Cakaj në Paris kërkon anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 40-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay.

Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e edukimit në zhbërjen e sjelljeve përjashtuese dhe ekstremiste, si dhe për rëndësinë e patjetërsueshme të dialogut multikulturor.

Po ashtu, u shpreh gatishmëria për thellim të bashkëpunimit gjatë Kryesisë së OSBE-së 2020, veçanërisht në fushën e promovimit të lirive themelore, politikave anti-diskriminuese dhe dialogut të hapur shoqëror.


Cakaj, në takim ngriti edhe çështjen e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO, si një e drejtë e një vendi që kërkon të bashkëpunojë me UNESCO-n, në shërbim të arsimimit më të kualifikuar të qytetarëve të Kosovës, mbrojtjes së vlerave të tyre kulturore dhe artistike dhe krijimit të një mjedisi rajonal, ku Kosova të rrisë bashkëpunimin edhe në këto fusha.

“Theksova rëndësinë e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO. Kosova sot është shembull rajonal në mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve dhe trashëgimisë kulturore përgjithësisht.” – është shprehur në një postim në Facebook ministri Cakaj, njofton Telegrafi.

Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO sipas Cakaj, vetëm do të përforcojë vlerat që përfaqëson kjo organizatë, nga edukimi deri te trashëgimia kulturore.

Në trend Lajme

Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori