LAJMI I FUNDIT:

BWM largohet nga Formula 1

BWM largohet nga Formula 1

BMW ka tronditur garën e Formula 1, pasi ka zbuluar se nuk do të jetë pjesë e kësaj gare në sezonin e ardhshëm.

Gjiganti gjerman i veturave ka bërë të ditur se ka vendosur të largohet nga gara e Formula 1 në fund të sezonit, por nuk do të heqë dorë nga sportet tjera motorike.

“BMW Group nuk do të vazhdojë me kampanjën e Formula 1 pas fundit të sezonit 2009. Sigurisht, ky ishte një vendim i vështirë për ne, por është një hap i patundshëm në strategjinë tonë për rindërtimin e kompanisë”, ka thënë kryetari i bordit menaxhues të BMW, Dr Norbert Reithofer.

“Ne vazhdimisht po i rishikojmë të gjitha projektet dhe iniciativat për t’i kontrolluar për zbatim dhe mbështetje. Kampanja jonë në F1 në këtë aspekt është më pak promovuese për ne”, ka shtuar Reithofer, i cili ka theksuar se ‘BMW do të vazhdojë të jetë e përfshirë aktivisht në garat tjera të sporteve motorike’.


BWM do të bëhet kështu prodhuesi i dytë i madh në nëntë muaj që largohet nga kjo garë, pasi edhe Honda morri të njëjtin vendim vitin e kaluar. Ka frikë se edhe Toyota mund të marrë të njëjtin hap në disa javët në vazhdim.