Projektimi dhe miratimi i buxhetit në Kuvendin e Kosovës nuk guxon të kalojë muajin mars. Të gjitha ndryshimet në buxhet, Qeveria e sapoformuar në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) detyrohet t’i bëjë që në fillim të muajit të ardhshëm, ndërsa më pas në procedurë të përshpejtuar ta dërgojë draftin për miratim në Kuvend.
Para miratimit të Ligjit për buxhet, deputetët e Kosovës kanë për obligim që, për ta nxjerrë vendin nga kriza fiskale, bazuar në Ligjin për mbikëqyrjen e financave publike, më së largu deri të hënën të aprovojnë propozimin e Qeverisë, për lejimin e bërjes së pagesave dhe zhbllokimin e fondeve publike deri më datë 30 mars.
Ky vendim, siç shkruan sot “Koha Ditore”, i lë kohë Qeverisë që të përgatisë dhe të dërgojë në Kuvend Ligjin e buxhetit brenda muajit mars. Nëse nuk arrin ta miratojë buxhetin brenda muajit mars, vendin e pret një krizë e thellë financiare, duke u bllokuar çdo qarkullim financiar.
Sipas Ligjit për menaxhimin e financave publike, askush nuk e ka të drejtën të bëjë pagesa pas datës 30 mars, po qe se buxheti vjetor nuk është miratuar deri në atë kohë.
Në mes të këtyre përgatitjeve dhe dërgimit për miratim në Kuvend, Qeveria duhet t’u lërë kohë edhe negociatave me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si parakusht për miratimin e buxhetit, që pritet të shpenzojnë rreth një javë kohë.
Muharrem Shahini, zëdhënës i Ministrisë së Financave, ka thënë se zyrtarët e lartë qeveritarë janë në kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar. “Presim që së shpejti ekspertë të FMN-së do të vijnë edhe në Kosove ku do të diskutohet për buxhetin e vitit 2011”, ka thënë Shahini.
Ai ka thënë se Ministria e Financave është duke i respektuar procedurat ligjore që miratimi i buxhetit të mos shtyhet më tepër se 30 marsi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëApliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet