LAJMI I FUNDIT:

Buxheti, miratohet tjetër variant me rritje deficiti

Buxheti, miratohet tjetër variant me rritje deficiti

Një tjetër variant i buxhetit të shtetit për vitin 2011 ka hyrë në fuqi më 2 shtator, me botimin në Fletoren Zyrtare. Ndryshe nga i pari, i publikuar më 19 gusht, ku parashikonte një total shpenzimesh për vitin që vjen në rreth 395 miliardë e 200 milionë lekë, në planin e ri, të publikuar pak ditë më parë, planifikohet një buxhet rreth 13 miliardë lekë më i madh.

Në këto kushte, duket se qeveria ka rishikuar edhe parametrat e tjerë të buxhetit, duke nisur nga të ardhurat që nuk duken me ndryshime të konsiderueshme, kurse deficiti pëson luhatje drejt negatives, me një rritje rreth 7 miliardë lekë.

Nuk mësohen ende shkaqet e variantit të ri të buxhetit që parashikon rritje borxhi për shkak të shpenzimeve të larta, por shikohet se të dyja vendimet lidhen me programin buxhetor afatmesëm për tre vitet e ardhshme dhe janë marrë në të njëjtën ditë, më 28 korrik.

Duke i parë me vëmendje planet afatmesme, duket se janë miratuar dy skenarë të rritjes ekonomike, me ndryshime të dukshme. Në variantin e parë, parashikohet një rritje ekonomike e këtij viti me 4.1 për qind dhe për 2011 me 5 për qind, kurse në të dytën Ministria e Financave planifikon një rritje me 5.5 për qind dhe 6.5 për qind.


Pikërisht mbi këta tregues, qeveria ka ndryshuar edhe planin e shpenzimeve, duke i rritur ato, me të paktën 8 miliardë lekë, veprim që do të ndikojë në ecurinë e deficitit buxhetor. /Shqip/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori