LAJMI I FUNDIT:

Buxheti 2010, mbi 400 milionë investime kapitale

Buxheti 2010, mbi 400 milionë investime kapitale

Sipas këtij projektbuxheti, 1.2 miliardë euro janë paraparë të jenë të hyrat vjetore nga doganat dhe nga tatimet e brendshme, kurse 200 milionë euro do të barten nga rezerva shtetërore.

Rreth 35 për qind e buxhetit është paraparë për shpenzime kapitale, rreth 110 milionë euro janë paraparë për sektorin e transportit, që përfshin edhe fillimin e autostradës që lidh Shqipërinë me Kosovës, rreth 50 milionë euro janë ndarë si subvencione për sektorin e energjisë, respektivisht furnizim më të mirë me energji, 27 milionë për ndërtimin e shkollave të reja, ndërsa parashihet edhe rritje pagash prej 6 për qind.

Projektbuxheti i Kosovës për vitin 2010 është 1.46 miliard euro, apo 4 për qind më i lartë se buxheti i këtij viti. Zyrtarët qeveritarë kanë vlerësuar se ky projektbuxhet do të garantojë stabilitet financiar, ndërkaq ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se ai do të jetë buxhet i mbijetesës, ndërkaq sfidë për Kosovën do të vazhdojë të mbetet zhvillimi ekonomik.

Projektbuxheti i vitit të ardhshëm në vlerë 1.4 miliardë euro, siç është miratuar nga qeveria, nuk do të garantojë zhvillim ekonomik për vendin, megjithëse është paraparë që të jetë për rreth 4 për qind më i lartë se buxheti i këtij viti.


Pas miratimit nga qeveria, projektbuxheti do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe miratim. /Telegrafi/