LAJMI I FUNDIT:

Bursat me humbje të mëdha

Bursat me humbje të mëdha

Kriza irlandeze dhe frika e përhapjes së saj në vende të tjera europiane, ka tronditur euron dhe bursat e Kontinentit të Vjetër, që u mbyllen me humbje të mëdha, duke djegur plot 81 miliardë dollarë kapital.

Bursat nuk u qetësuar edhe pse një ditë më parë, Bashkimi Europian zyrtarizoi ndihmën e tij për Irlandën. Përkundrazi, erë krize vazhdon të fryjë nga Irlanda duke trazuar ekonominë dhe politikën e Europës.

Në anën tjetër të Atlantikut, tensionet e reja mes dy Koreve shkaktuan humbje të mëdha në Wall Street. Këto nuk janë kohë të mira as për monedhën e përbashkët europiane, që ka pësuar sërish rënie kundrejt dollarit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel e cilësoi serioze situatën e euros. Irlanda, mbetet sipas saj po kështu një shqetësim pasi tregon qartë se kriza ekonomike globale nuk ka përfunduar. Kancelarja e vlerëson si “pozitiv” mekanizmin e ndihmës të vënë në lëvizje nga blloku europian, ndonëse Dublinit do t’i duhet të marrë masa të ashpra për të përfituar nga paketa prej 90 miliardë eurosh. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Kalo në kategori