LAJMI I FUNDIT:

Bullgari: Ulën të ardhurat për frymë me 0.9 për qind

Bullgari: Ulën të ardhurat për frymë me 0.9 për qind

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2010 të ardhurat mesatare për frymë në Bullgari ishin 453 euro, që është me 0.9 për qind më pak kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2009. Pjesa kryesore e të ardhurave 95.2 për qind është nga rroga ose ndihma sociale.

Ndërsa pjesa tjetër, prej 4.8 për qind vjen nga shitja e pronave, njoftojnë nga Instituti kombëtar i statistikave.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2010 familjet bullgare kanë shpenzuar mesatarisht me 2.1 për qind më pak në krahasim me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. /Telegrafi/