LAJMI I FUNDIT:

Buka më e shëndetshme TONUS tani edhe në Kosovë!

Buka më e shëndetshme TONUS tani edhe në Kosovë!

Një lajm mirë vjen për të gjithë adhuruesit e bukëve të shëndetshme të rekomanduara nga nutricionistë dhe profesionistë mjekësor. Tani, të gjithë mund të furnizohen me bukë aromatike dhe të shëndetshme TONUS edhe në Kosovë në rrjetin e Deppo Marketeve.

Buka si pjesë e rëndësishme e çdo vakti, duhet të zgjidhet me kujdes, pasi që duhet të jetë në funksion të përmirësimit të shëndetit dhe jo në ngarkimin e organizmit.

Ajo çka e bën të veçantë bukën TONUS është fakti që buka nuk përmban miell. Bukët TONUS si bazë përmbajnë 100% kokrra të plota të grurit të mbirë. Buka prodhohet me teknologji unike dhe të patentuar, në bazë të eksperiencës 20 vjeçare nga prodhimi i parë i recetës.

Në kokrrat e grurit të mbirë (germinizuar) sasia e proteinave rritet dyfish – deri në 25g për 100 g, ndërsa sasia e karbohidrateve zvogëlohet nga 70 në 30%. Kjo e bën bukën TONUS superiore ndaj bukëve të rafinuara siç është buka e bardhë dhe të përshtatshme për personat me diabet. Përmban sasi të mëdha hekuri, kalciumi, acidi folik, vitaminë B, E dhe magnez të cilat janë shumë të rëndësishme në metabolizmin e sheqerit.

Buka është e pasur me përplot vitamina, minerale, proteina, oligoelemente dhe fibra esenciale të cilat përforcojnë sistemin imunitar si dhe luftojnë materiet e dëmshme në organizëm. Fibrat normalizojnë punën e traktit gastrointestinal, përmirësojnë lëvizshmërinë dhe peristaltikën e saj, stimulojnë absorbimin e elementeve të dobishme.

Duke konsumuar bukën TONUS si pjesë e vakteve tuaja, ju nuk do të shtoni peshën trupore, ndërkaq do të përfitoni shumë materie ushqyese për organizmin tuaj. Buka TONUS ka shije dhe aromë unike. Mjafton sasi e vogël për të arritur ndjesinë e ngopjes andaj rekomandohet në dietat me kalori të ulëta.

Mund ta gjeni tek Deppo Market në të gjitha qytetet në Kosovë  në katër lloje të ndryshme: TONUS Standard, TONUS Standard pa maja, TONUS Nigella Sativa (me fara të zeza) dhe TONUS Dark (me fara chia dhe luledielli).

Buka TONUS është ideale për të mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit tuaj.

Artikull i sponzorizuar