LAJMI I FUNDIT:

Buffon: Vetëm Brazili është më i mirë se Italia

Buffon: Vetëm Brazili është më i mirë se Italia

Portieri i Italisë, Gianluigi Buffon, iu është përgjigjur kritikave për ekipin azur pas fitores 2-0 ndaj Gjeorgjisë, që u arrit vetëm falë dy autogolave, duke thënë se vetëm Brazili ka një kombëtare më të fuqishme se ajo e tij.

“I vetmi ekip më i mirë se ne është Brazili. Ne jemi afër kualifikimit në Kupën Botërore, andaj mund të jemi relativisht të kënaqur”, ka thënë Buffon.

Derisa Brazili u kualifikua për në Kupën Botërore pas fitores 3-1 ndaj Argjentinës, në anën tjetër Italia pret Bullgarinë në Torino të mërkurën, për të marrë pikët e mjaftueshme për kualifikim. Italia tash kryeson grupin me 17 pikë.