LAJMI I FUNDIT:

Buffon: Të rinjtë nuk janë të gatshëm për Italinë

Buffon: Të rinjtë nuk janë të gatshëm për Italinë

Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, thotë se ekspertët janë joreal kur kërkojnë më shumë të rinj të përfshihen në kombëtaren italiane.

“Ka dëshirë dhe shpresë se të rinjtë mund të bëjnë një hap përpara drejt kombëtares. Megjithatë duhet të kuptoni se luani me fanellën kombëtare gjatë atyre ndeshjeve dhe kjo është shumë më ndryshe nga ajo të luash në ligën vendore”, ka thënë Buffon.

“Nuk është e lehtë pasi duhet përvojë dhe personalitet. Për më tepër, unë nuk shoh shumë të rinj që mund të jenë pjesë e kombëtares, ndoshta pasi kampionati ynë është bërë më shumë modest dhe më pak garues viteve të fundit”, ka shtuar portieri italian.