LAJMI I FUNDIT:

Buffon: Mund t’ia dalim edhe pa Diegon

Buffon: Mund t’ia dalim edhe pa Diegon

Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, thotë se biankonerët mund t’ia dalin edhe në mungesë të Diegos, në takimin e sotëm të Ligës së Kampionëve përballë Bordeaux.

Diego do të jetë jashtë fushe për shkak të lëndimit, por sipas Buffon, kjo nuk do të jetë problem që Juventusi të shënojë fitore.

“Diego është një lojtar i rëndësishëm dhe ne gjithmonë do të duam ta kemi atë në fushën e lojës, por një ekip i shkëlqyeshëm nuk varet vetëm nga një lojtar”, ka thënë Buffon.

“Për të qenë garues duhet të keni një ekip të madh me shumë lojtarë të cilët janë në nivel mjaft të mirë për t’u paraqitur”, ka shtuar italiani.