LAJMI I FUNDIT:

Buffett: Ekonomia amerikane preku fundin

Buffett: Ekonomia amerikane preku fundin

Ekonomia amerikane ende nuk ka bërë kërcim, por “preku fundin” dhe mund të mbetet aty një kohë të caktuar, deklaroi miliarderi amerikan Warren Buffett.

“Me siguri nuk do të vjen deri te ndonjë përkeqësim i dukshëm i situatës. E prekëm fundin”, tha Buffett në intervistën e djeshme për televizionin CNBC.

Sipas tij, faza kritike është tejkaluar dhe problemet ekzistuese mund të zgjidhen.

Të martën kryetari i Rezervave federale të SHBA-ve, Ben Bernanke deklaroi se nga aspekti teknik recesioni ka përfunduar.