LAJMI I FUNDIT:

BSPK paralajmëron protestë me 16 Maj

BSPK paralajmëron protestë me 16 Maj

Drejtuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës po përgatiten për protestën e paralajmëruar për 16 maj, përmes së cilës sindikalistët synojnë të realizojnë kërkesat e tyre.

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, ka thënë se dialogu social është me rëndësi të madhe për proceset demokratike që lidhen me integrimet euroatlantike, ndërsa sipas tij, ky dialog nuk guxon të jetë vetëm si synim teorik dhe përcaktim i programeve partiake e qeveritare, por duhet të bëhet realitet.

Rreth zhvillimit të kësaj proteste, drejtuesit e BSPK-së do të njoftojnë sot në një konferencë për media. /rtk/