LAJMI I FUNDIT:

Brumbujt pushtojnë plazhet e Argjentinës (Foto)

Brumbujt pushtojnë plazhet e Argjentinës (Foto)

Shumë plazhe në Argjentinë janë mbushur nga miliona brumbuj të zi.

Ende askush nuk e ka dhënë një shpjegim, madje as ekspert e botës shtazore nuk kanë treguar se çfarë janë këto insekte të ngordhura, apo që po përpëliten në frymën e fundit, transmeton Telegrafi.

Banorët e Mar de Ajo që është disa kilometra larg kryeqytetit Buenios Aires, kanë thënë se nuk kanë parë kurrë në jetë diçka të tillë.


Fotografitë e brumbujve në plazhe janë postuar në rrjete sociale, ku njerëzit kanë dhënë komente të ndryshme për rastin.

“Paralajmërim për fundin e botës”, ka qenë një nga komentet e shumta lidhur me këta brumbuj, të cilët ‘e ndjejnë kur botës i vije fundi’.

Ekspertët kanë marrë disa nga këto insekte për ekzaminim, në përpjekje të gjejnë arsyen e daljes së tyre në plazh. /Telegrafi/