LAJMI I FUNDIT:

Bruderle: Ekonomia gjermane po përparon

Bruderle: Ekonomia gjermane po përparon

Ekonomia në Gjermani është në gjendje të shkëlqyeshme dhe së shpejti do të mund të realizojë punësim të plotë të popullatës së aftë për punë, konsideron ministri gjerman i Ekonomisë, Rajner Bruderle.

Ai tha se gjermanët janë në disponim të mirë, sërish investojmë, sërish shpenzojmë dhe njerëzit ndihen të sigurt dhe blejnë.
I bindur ministri i Ekonomisë, Rajner Bruderle, se ekonomia e Gjermanisë së shpejti do të realizojë punësim të plotë, ai saktësoi se në vend momentalisht ka më pak se tre milionë të papunë, derisa në jehonën e krizës globale pa punë kanë qenë pesë milionë gjermanë.

“Jam i sigurt se së shpejti është i mundshëm punësimi i plotë, i cili tashmë realizohet në disa pjesë jugore të Gjermanisë”, tha Bruderle. Ai theksoi se bosht themelor lëvizës për rritjen ekonomike, nuk është aq eksporti, sa është konsumi privat i vendit.

“Këshilltarët ekonomikë të Qeverisë paralajmërojnë se vitin e ardhshëm, 90 për qind të rritjes do ta sigurojë pikërisht kërkesa vendore”, tha ai. /Telegrafi/