LAJMI I FUNDIT:

Brokerët kundër shkurtimit të pauzës

Brokerët kundër shkurtimit të pauzës

Propozimi i Drejtorisë së bursës në Hong Kong, e dyta për nga madhësia në tregun financiar aziatik, për vendosjen e pauzës në kohëzgjatje prej një orë, në krahasim me dy orët e deritanishme, shkaktoi protestë të ashpër të punëtorëve financiarë, të cilët druajnë se tashmë nuk do të mund të drekojnë rehat me klientët e tyre.

Bursa në Hong Kong planifikon ta shkurtojë orarin e punës për një orë më saktësisht të vendosë pauzë njëorëshe pasdite, në vend se dy orëve të tanishëm që e bënë pauzën më të gjatë për drekë krahasuar me 20 bursat tjera kryesore botërore.

Drejtori i shtëpisë brokere “DBS Vickers Securities”, Piter Li, propozimin e Drejtorisë e konsideron si çmenduri.

“Tradita kineze është që të hahet mëngjesi që zgjatë rreth dy orë, me ushqim të servuar në pjata dhe enë të shumta të vogla. Mua, e as kolegëve tjerë nuk na mjafton të hamë sanduiç me ngutje”, tha një broker me përvojë tridhjetëvjeçare..


Anketa e zbatuar në mesin e të punësuarve në rreth 700 shtëpi brokere në Hong Kong tregon se madje 70 për qind e tyre janë kundër propozimit.

Drejtori i bursës në Hong Kong konsideron se nëse kjo bursë dëshiron të bëhet qendër kryesore për transaksione financiare të juanit jashtë Kinës, atëherë doemos duhet të vazhdohet orari i punës.

Pauzat për drekë tashmë një kohë të gjatë janë shkurtuar në të gjitha bursat jashtë Azisë. Ndërprerja e punës pasdite në Wall Street nuk ekziston prej vitit 1887, Londër prej vitit 1950. Parisi dhe Frankfurti, po ashtu, nuk kanë pauzë, ndërsa bursat punojnë pandërprerë të tetë orët. Orari i punës në bursën e Hong Kongut është katër orë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori