LAJMI I FUNDIT:

British Airways sjell çmimet më të ulëta Prishtinë-Londër

British Airways sjell çmimet më të ulëta Prishtinë-Londër

Deri më 28 mars 2010, çdokush që dëshiron të rezervojë apo blejë biletë që të udhëtojë për në Londër me British Airways nga Prishtina, do të gjendet para një befasie të këndshme – çmimi i biletës një drejtim është tkurrur në 46 euro, pa taksa, që e bënë këtë ofertën më tërheqëse që ka pasur ndonjëherë British Airways. Kjo ofertë është e limituar vetëm deri me këtë datë, kurse udhëtimi duhet të realizohet nga data 1 prill deri më 30 shtator, 2010.

“Kjo është mundësia më e mirë për të vizituar Londrën në këtë periudhë. Ndoshta një mundësi për t’ju bërë një befasi miqve apo kushërinjve në Londër, apo thjeshtë për vizitë turistike në një nga qytetet më të mëdha metropolite në botë, qytet që ofron aq shumë. Nuk ka lidhje se çfarë lloj vizite do të bëni, por ky shans duhet shfrytëzuar. British Airways ka sjellë kësaj radhe ofertën më të mirë në treg për udhëtime direkte nga Prishtina për në Londër, gjithnjë duke ruajtur standardet e larta të shërbimit dhe produkteve të veta si dhe duke vënë sigurinë e udhëtarëve në rend të parë”, u shpreh Emil Delibashev, Menaxher Komercial Regjional i British Airways.


“Është me të vërtetë një ofertë fantastike dhe kjo periudhë e vitit, fillimi i pranverës është shumë e mirë për vizitë Londrës që ofron shumë kënaqësi. Vlen të përmenden vetëm disa nga arsyet e këto janë, kursi i dobët i funtës britanike në relacion me euro si dhe lirimet e mëdha në dyqanet britanike që arrin shpesh vlerën edhe deri në 60%, gjë që e bën shoppingun shumë joshës, aq më shumë kur e dimë se Londra është një ndër vendet më tërheqëse për shopping. Pastaj ofertat e shumta tërheqëse të hoteleve në qendër të Londrës me çmime shumë të ulëta… Ka shumë e shumë arsye të tjera që do t’ju bëjnë të vendosni të kaloni një fundjavë apo javë të tërë të paharruar në Londër andaj mos e lëshoni këtë mundësi”, shtoi Delibashev.

Menaxheri komercial Delibashev ka theksuar se kjo ofertë vlen vetëm nëse blerja e biletës bëhet deri më 28 mars 2010.


Londra është qytet që ofron shumë si në aspektin historik, ashtu edhe në atë kulturor. Ky qytet vizitohet nga miliona turistë gjatë tërë vitit, por periudha gjatë muajit prill dhe maj konsiderohet si shumë joshëse për shkak të fillimit të stinës së pranverës dhe ngrohjes së motit.

Pa marrë parasysh se a planifikoni një udhëtim familjar me fëmijët tuaj, një udhëtim romantik me të dashurin apo dashurën tuaj, apo qoftë edhe një udhëtim me shoqërinë për të shijuar shoppingun dhe jetën e natës në Londër – të jeni të sigurt se ju do të gjeni të gjitha ato që i kërkoni për të kënaqur shijen e secilit prej jush, dhe atë me një vizitë në Londër me çmim të kapshëm.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori