LAJMI I FUNDIT:

British Airways në prag të falimentimit

British Airways në prag të falimentimit

British Airways luti të punësuarit të punojnë pa rroga ose të shkojnë në pushim vjetor pa pagesë, që të mund të zvogëlohen humbjet e mëdha.

Aviokompania britanike e cila muajin e kaluar realizoi humbje rekorde, kërkoi nga punëtorët të punojnë falas deri një muaj për t`i ndihmuar kompanisë të tejkalojë krizën.

Drejtori ekzekutiv i British Airways, Vili Volsh dhe shefi i financave Kit Uiliams lajmëruan se gjatë korrikut do të punojnë falas, duke shtuar se janë duke i analizuar të gjitha pjesët e kompanisë ku do të mund t`i shkurtonin shpenzimet.

Mijëra të punësuar në aviokompaninë britanike tashmë u paraqitën për pushim pa pagesë ose i ndryshuan kontrata e tyre për gjysmë orari të punës./