LAJMI I FUNDIT:

Britanikët, që tani prenotojnë për plazhet shqiptare

Britanikët, që tani prenotojnë për plazhet shqiptare

"Unë kam vizituar disa pika turistike këtë verë në Shqipëri dhe jam habitur nga bukuritë, larmia dhe standardet e larta të akomodimit, rrugëve dhe infrastrukturës në tërësi, ka deklaruar për gazetën “Koha Jonë”, hartuesi i planit, drejtori i agjencisë "Holiday Options", Alan Brown.

Operatorët britanikë janë duke u përgatitur për një ekspansion të turizmit në Shqipëri, për vitin që vjen. Ndonëse sezoni turistik i këtij viti është mbyllur, agjencitë britanike i kanë bërë gati paketat dhe guidat për në mot.

Sipas agjencisë turistike britanike "Holiday Options", programet e udhëtimit në Shqipëri do të përfshijnë grupe të vogla turistësh, të cilat mendohet të akomodohen në plazhin e Durrësit.

Paketa turistike "Misteret e Shqipërisë dhe Mali Zi i panjohur" do të jetë një udhëtim, i cili do të vazhdojë nga maji në tetor, duke përfshirë një guidë në Tiranë, në Apolloni dhe në qytetet antike të Krujës dhe Shkodrës.


Çmimi për person do të jetë 755 funta për shtatë ditë.