LAJMI I FUNDIT:

Britania, vendi më i keq për të jetuar në Europë

Britania, vendi më i keq për të jetuar në Europë

Me rrogën e tyre mesatare prej 35,730 paundësh ($56,410) në vit, britanikët janë afro 10,000 paundë ($15,790) më të pasur se fqinjët e tyre europianë, por kjo nuk përkthehet detyrimisht në standard më të mirë jetese dhe ata po marrin vetëm një “marrëveshje në letër, konkludojne studiuesit.

Britania është llogaritur të jetë vendi më i keq për të jetuar në Europë në krahasim me nëntë vendet e tjera të zhvilluara, me gjithë faktin se britanikët marrin rrogat më të mëdha në bllok.

Jeta në vendet me diell si Spanja apo Franca, ku njerëzit dalin në pension më herët dhe jetojnë më gjatë, u gjykua të ishte më e mira nga studiuesit të Switch.com në indeksin më të fundit të Cilësisë së Jetës në Evropë.

Blerësit në Britani paguajnë çmime më të larta për benzinën, ushqimin, alkoolin dhe duhanin, e marrin shërbime më të dobëta mjekësore dhe arsimim, zbuloi studimi.


"Të jetuarit mirë është më tepër se paraja dhe ky raport tregon se shumë britanikë po braktisin vendin duke u vendosur në Spanjë dhe Francë",- thotë Ann Robinson, drejtoreshë e politikave të konsumatorit në uSëitch.com.

"Ne kemi humbur sensin tonë të balancës midis parasë dhe të jetuarit mirë",- thotë ajo.

Punëtorët britanikë lodhen tre vjet më gjatë dhe vdesin dy vjet më herët sesa homologët e tyre francezë.

Spanjollët shijojnë 2,665 orë me diell në vit, në krahasim me vetëm 1,397 orë në Irlandë dhe paguajnë pesë për qind më pak taksa sesa kushërinjtë e tyre të varfër irlandezë.

10 vendet kryesore të sondazhit renditeshin në këtë mënyrë nga më e mira tek më e keqja, për cilësinë e jetesës: Franca, Spanja, Danmarka, Hollanda, Gjermania, Polonia, Italia, Suedia, Irlanda dhe Britania.