Britania e Madhe në listën e Forumit Botëror Ekonomik e tejkaloi SHBA-në dhe u bë qendër udhëheqëse financiare në botë, ndërsa SHBA-ja, e cila deri më tani e mbante pozitën udhëheqëse në mesin e 55-të qendrave më të fuqishme financiare në botë, ra në pozitën e tretë pas Australisë e cila u plasua në vendin e dytë.
Analistët konsiderojnë se ky rangim do të nxisë debat të mëtutjeshëm për atë se a është Londra apo Nju-Jorku vendi më i përshtatshëm për punën e organizatave financiare, duke i pasur parasysh raportet se një numër gjithnjë e më i madh i hexh fondeve llogariten në Nju-Jork për shkak të rregullave të atjeshme më fleksibile.
Britania e Madhe u ngjit në majë edhe përkrah problemeve me të cilat gjatë 12 muajve të fundit përballej sektori i shërbimeve financiare në këtë vend.
Kriza globale solli deri tek nacionalizimi i një pjese të rëndësishme të sektorit bankar, si qendër e intervenimit qeveritar në industrinë e financave.
Për shkak të vlerësimeve të këtilla, Britania në bazë të vlerësimeve prej një deri në shtatë mori vlerësim mesatar 5,28 që është për 0,55 pikë më pak se vitin e kaluar, por më shumë se 5,12 sa morën SHBA-të, që është zvogëlim prej 0,73 pikëve.
Rangimi bazohet në më shumë se 120 tregues të ndryshëm, me të cilat matet vëllimi i kapitalit të tregut, klima institucionale dhe stabiliteti financiar.
Në mesin e humbësve më të mëdhenj në listë janë Franca dhe Gjermania, të cilat shënuan rënie nga 10-shja udhëheqëse, ndërsa fitues më të mëdhenj janë Australia e cila u ngjit nga pozita e 11-të vitin e kaluar në vendin e dytë dhe Singapori nga pozita e 10-të në atë të katërtën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë, zbulon raporti
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve