LAJMI I FUNDIT:

Britania optimiste për daljen nga recesioni

Britania optimiste për daljen nga recesioni

Pas Shteteve të Bashkuara, edhe Britania e Madhe përcjell sinjale optimizmi për daljen nga recesioni.

“Rritja e besimit tek biznesi, do të thotë se vendi është duke dalë nga kriza”, shkruan “The Guardian”.

Efektet e këtij lajmi u reflektuan menjëherë pozitivisht në bursën e Londrës, ku kuotimi i aksioneve këtë mëngjes pësoi rritje të menjëhershme. Kjo ishte hera e parë në dy vjet që treguesi i opinioneve të mbi 1.000 financiereve vendas, tregon rritje të besimit tek biznesi.

Politika të tilla si reduktimi i normave të interesit nga Banka e Anglisë dhe ulja e taksës mbi vlerën e shtuar, i kanë dhënë biznesit vendas një ndihmesë të vyer në përballimin e furtunës financiare.


Sipas “The Guardian”, sektori që reflekton me shumë besim është ai i informatikës, i pasuar nga sektori bankar, financa, sigurimet shoqërore dhe ai pronave të paluajtshme.