LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe ngriti parashikimet për rritje këtë vit

Britania e Madhe ngriti parashikimet për rritje këtë vit

Agjencia e pavarur britanike rriti parashikimin për rritje të ekonomisë britanike këtë vit prej 1.2 në 1.8 për qind, transmeton Reuters.

Zyra e përgjegjësisë buxhetore, e themeluar nga Qeveria britanike, zvogëloi parashikimet për rritjen e Bruto Prodhimit Vendor gjatë vitit të ardhshëm në 2.1 për qind, nga ato që ishin parashikuar më parë prej 2.3 për qind. Zvogëlohet parashikimi edhe për vitin 2012, prej 2.8 në 2.6 për qind.

Zyra e zvogëloi edhe projeksionin për nevojën e zvogëlimit të numrit të vendeve të punës në sektorin publik gjatë katër viteve të ardhshme në 330.000, nga vlerësimet paraprake 490.000.

Qeveria e re e koalicionit në Britani e themeloi Zyrën për përgjegjësi buxhetore në muajin maj me qëllim të vlerësimit të pavarur të situatave në financat publike.


Gjatë mandatit të qeverisë paraprake laburiste parashikimet ekonomike i bënte Ministria e Financave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale

Për një muaj Albafone u bë një kompani globale

albafoneal
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori