LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe me program të ashpër kursimi

Britania e Madhe me program të ashpër kursimi

Në luftën kundër deficitit të lartë qeveria britanike ka marrë masa të ashpra. Ministri i Financave George Osborne deklaroi para parlamentit ndër të tjera për shkurtime në katër vitet e ardhshme të gati gjysmë milioni vendeve të punës në sektorin publik dhe për kursime në përfitimet sociale.

Ai foli për një "rrugë të vështirë", por që çon në një të "ardhme më të mirë".

Ndërkohë që ministri i quajti shkurtimet e mëdha si "të domosdoshme", opozita paralajmëroi para një recesioni të ri. Aktualisht deficiti buxhetor është njëmbëdhjetë për qind e produktit të brendshëm bruto britanik, kësisoj aq i lartë sa në asnjë vend tjetër të industrializuar perëndimor.

Qeveria konservatoro-liberale e kryeministrit David Cameron do ta zvogëlojë deficitin në pesë vitet e ardhshme në dy për qind. Pjesën dërrmuese të shkurtimeve prej 91 miliardë eurosh do ta mbajë buxheti social. Për ministritë e veçanta


Osborne paralajmëroi shkurtime prej mesatarisht 25 për qind. Osborne njoftoi gjithashtu që mosha e pensionit deri në vitin 2020 do të rritet në 66 vjeç dhe përmes kësaj do të mund të kursehen pesë miliardë Funta. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori