LAJMI I FUNDIT:

Britani, ekonomia ende në recesion

Britani, ekonomia ende në recesion

Zyra Kombëtare e Statistikave në Britani ka nxjerrë raportin për gjendjen ekonomike për tremujorin e tretë të vitit 2009.

Sipas të dhënave të këtij raporti e gjithë ekonomia e Britanisë së Madhe jo vetëm që nuk ka dalë nga recesioni, por vazhdon ende krizën e cila në shumë vende të tjera perëndimore po reflekton përmirësime.

Kështu prodhimi i brendshëm bruto ka patur një rënie prej 0.4 përqind nga muaji korrik deri në shtator.

Rënien me të lartë e ka patur industria e hotelerisë dhe restoranteve me 1 përqind, rënie të cilën e justifikojnë me pakësimin e ndjeshëm te të ardhurave për britanikë. /Telegrafi/tch/