LAJMI I FUNDIT:

Bregu i Diellit nesër pa ujë

Bregu i Diellit nesër pa ujë

Kompania e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se në lagjen Bregu i Diellit-zona qendër dhe Aktash, më konkretisht ata të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga rezervuari i Mirditës se nesër do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 08:30- 18:00, për shkak të fillimit të realizimit të kyçjeve shtëpiake deri në objekte banimi-shtëpi.

KUR “Prishtina”, thotë se ndërprerjado të ndodhë në rrugët “Hilmi Rakovica”,”Dervish Rozhaja”, “Hajrullah Abdullahu” dhe “Ferat Draga”, dhe se këto punime janë në kuadër të fazës së II-të të investimeve – Ndërrimi i rrjetit primar, sekondar dhe terciar të ujësjellësit si dhe vendosja e kyçjeve shtëpiake.

“Kërkojmë mirëkuptim nga banorët e rrugëve të lartëcekura, edhe pse ndërprerjen e ujit nuk do e ndjejnë shumë pasi që reduktimet e rregullta të ujit edhe ashtu janë nga ora 10:00-16:00”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/