LAJMI I FUNDIT:

Brazili mposht me vështirësi Egjiptin

Brazili mposht me vështirësi Egjiptin

Përforcimi i ri i Real Madridit, Leite Kaka, ka shënuar një penalti në çastet e fundit të ndeshjes për të ndihmuar Brazilin të mposhtë Egjiptin me rezultat 4-3, gjatë një ndeshje drithëruese në kuadër të grupit B të Kupës së Konfederatave.

Kaka shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e pestë, para se Mohamed Zidan të barazojë katër minuta më pas. Por Brazili shpejt riktheu epërsinë me anë të Luis Fabianos (12’), ndërsa shkoi në pauzë të pjesëve me dy gola epërsi, pas edhe një goli të Juan (37’).

Kampioni i Afrikës për vitet 2006 dhe 2008, Egjipti, bëri një rikthim befasuese, duke shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e dytë për të barazuar ndeshjen në 3-3. Së pari Mohamed Shawky ngushtoi disavantazhin (54’), një minutë para se Zidan të shënojë edhe golin e tij të dytë, për të barazuar (55’).

Egjipti bëri përpjekje të gjejë edhe golin e katërt, por që në fakt e pësoi atë në portën e vet në çastet e fundit të ndeshjes.


Nga pika e bardhë, Kaka dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës së Essam Al-Hadari, pasi zëvendësuesi Ahmed Al-Muhammadi me qëllim ndaloi me dorë një goditje të Lucios në minutën shtesë të ndeshjes, duke u përjashtuar edhe me karton të kuq.

Ndeshja e radhës është ajo mes SHBA-ve dhe Italisë, që zhvillohet po sonte.

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Zhegrova, Asllani dhe Muja zënë vendet e tyre në formacionet e javës në Ligue 1, Bundesliga dhe Superliga e Turqisë

Zhegrova, Asllani dhe Muja zënë vendet e tyre në formacionet e javës në Ligue 1, Bundesliga dhe Superliga e Turqisë

Ligat tjera
Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Përfaqësuesja e Kosovës
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League
“Kurse me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë” - Ballkani reagon pas largimit të trajnerit

“Kurse me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë” - Ballkani reagon pas largimit të trajnerit

Superliga
Kalo në kategori