LAJMI I FUNDIT:

BQE, nuk e ndryshon politika monetare në Eurozonë

BQE, nuk e ndryshon politika monetare në Eurozonë

Banka Qendrore Europiane (BQE) ka mbajtur të pandryshuar normat e interesit në takimin që u zhvillua në Napoli të Italisë.

Norma bazë e interesit qëndroi në 0.05%, ndërsa interesi për depozitat në minus 0.2%. Ky ishte një vendim i pritshëm nga analistët dhe pason uljet surprizë të interesave muajin e kaluar. Në konferencën për mediat, që pasoi mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës, Presidenti Mario Draghi tha se inflacioni do të qëndrojë i ulët dhe do të rritet me hap të ngadaltë duke filluar nga viti 2015, ndërsa rreziqet ekonomike do të jenë kryesisht të jashtme.

Sipas tij, rritja e tensioneve gjeopolitike në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme mund të dëmtojnë më tej besimin e konsumatorëve dhe bizneseve. Presidenti i Bankës Qendrore ka dhënë edhe detaje mbi mënyrën se si do të veprohet me blerjen e aseteve të sektorit privat në Eurozonë.


Mbledhja e Naponit është shoqëruar edhe me protesta në shumta, që u shndërruan në të dhunshme. Protestuesit italianë, që kundërshtojnë masat e shtrëngimit ekonomik, janë përleshur me policinë. /Telegrafi/