LAJMI I FUNDIT:

BQE-ja do ta vlerësojë Japoninë

BQE-ja do ta vlerësojë Japoninë

Një prej anëtarëve me zë të Bankës Qendrore Europiane (BQE), është shprehur se banka përpara marrjes së një vendimi mbi normën e interesit, do të vlerësojnë edhe ndikimin e krizës japoneze në ekonominë botërore.

Pritet që kriza japoneze të ndikoj edhe në vendimin për rritjen e normës bazë të interesit në eurozonë.

"Në parimin tonë të punës ne marrim në analizë dhe vlerësojmë çdo informacion të ri që përfshihet në vlerësimin të ekonomisë globale”, tha anëtari i bordit drejtues të BQE-së Christian Noyer për gazetën gjermane Handelsblatt.

Noyer është edhe drejtues i Bankës Qendrore të Francës, paralajmëroi se banka do të mbajë një qëndrim më të ashpër me qeveritë në bllokun me 17 anëtarë në temën e përformancës e financave kombëtare dhe në ruajtjen e nivelit të konkurrueshmërinë në tregje.


Ndërkohë analistët deri në këto momente thonë se kriza japoneze do ngadalësojë ritmin e rritjes së ekonomisë globale por nuk do të mund të ndalojë rritjen e normës së interesit.

Në mbështetje të opinionit të analistëve është edhe pritshmëria për rritje të vlerës së lëndëve të para si pasojë e rindërtimit në Japoni çka do të rezultojë në rritje të inflacionit dhe rritje të normës bazë të interesit. Situata aktuale është e ngjashme me korrikun e 2008 kur ndodhi rritja e fundit e normës nga banka e europës. /Telegrafi/