LAJMI I FUNDIT:

BQE, ekonomia botërore e ka frenuar rënien e lirë

BQE, ekonomia botërore e ka frenuar rënien e lirë

Ekonomia botërore e ka frenuar "rënien e saj të lirë", por "zonën e pasigurisë" nuk e kemi lenë ende pas, vlerësoi sot Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BCE) Jean-Claude Trichet në radion RTL.

"Ndodhemi ende në një periudhë tkurrjeje të aktivitetit ekonomik, por po dalim nga periudha e rënies së lirë", deklaroi Trichet, duke shtuar gjithsesi se duhej të ruheshim nga "të qenët tepër optimistë".

"Nuk e kemi lenë ende pas zonën e pasigurisë në të cilën jemi futur që pas intensifikimit të krizës në mes të shtatorit 2008", shtoi ai duke bërë thirrje për "kujdes" dhe "vigjilencë".