LAJMI I FUNDIT:

BP njofton humbje rekord në miliarda

BP njofton humbje rekord në miliarda

Gjiganti i naftës British Petroleum njoftoi të martën humbje rekord, pasi që kompanisë i duhet të vërë mënjanë miliarda dollarë për të mbuluar koston e rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës.

British Petroleum zbuloi humbjen më të madhe për tremujorin në historinë britanike të korporatave.

Kompania ka vënë mënjanë 32 miliardë dollarë për të mbuluar koston e pastrimit të Gjirit të Meksikës, gjë që i shkaktoi kompanisë një humbje prej 17 miliard dollarësh për periudhën prill-qershor.

BP konfirmoi gjithashtu edhe se shefi i saj ekzekutiv, Tony Hayward, do të largohet. Lajmi për largimin e pritshëm të Hayward nga BP-ja, bëri që vlerat e aksioneve të kompanisë të rriten me gati 5 për qind deri në mbyllje të bursës ditën e hënë.


Ai do të zëvendësohet në tetor nga Bob Dudley, që është aktualisht drejtor menaxherial i kompanisë. Dudley është shtetas amerikan dhe ka më shumë se 30 vjet eksperiencë. /bbc/telegrafi/