LAJMI I FUNDIT:

BP-ja, para stuhive

BP-ja, para stuhive

Për British Petrolium (BP) po afrohet stuhia dhe kjo përveç se përshkruan atë që po ndodh me të vërtetë në Gjirin e Meksikës, është edhe një metaforë për situatën e kompanisë britanike.

Guvernatori i Luizianës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshëm, për shkak të afrimit të një stuhie tropikale e quajtur Bonnie.

Kjo stuhi mund të pengojë përpjekjet e BP-së për një bllokim të përhershëm të rrjedhjes së naftës. Rojet Bregdetare thanë se po evakuonin barkat e specializuara që punojnë në Gjirin e Meksikës.

BBC ka siguruar një kopje të një kontrate që është ofruar nga shkencëtarët e BP-së që punojnë për ndaljen e rrjedhjes së naftës në Gji.


Kompania britanike përballet me më shumë se 300 padi që kërkojnë miliarda dollarë kompensime potenciale për dëme dhe avokatët e BP-së janë duke siguruar ekspertë për ekipin e mbrojtjes.

Disa akademikë në SHBA, po e akuzojnë kompaninë se po përpiqet "të blejë" shkencëtarët më të mirë për t’i kontrolluar ata. /bbc/