LAJMI I FUNDIT:

BP humbi 4.9 miliardë dollarë më 2010

BP humbi 4.9 miliardë dollarë më 2010

Gjiganti energjetik, British Petroleum (BP), raportoi një humbje vjetore prej 4.9 miliardë dollarësh për vitin 2010, humbja e parë vjetore që prej vitit 1992. Humbja vjen pasi kompania ka ndarë mënjanë 40.9 miliardë dollarë për dëmet që ka shkaktuar katastrofa në Gjirin e Meksikës.

Humbja vjen pas një fitimi 13.9 miliardë dollarësh që British Petrolium kishte regjistruar në vitin 2009, transmeton Start.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Robert Dudley, tha se British Petroleum do të rivendosë pagesën e saj të dividendës për aksionarët. Pagesa e dividendës ishte shtyrë për shkak të rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës. /Telegrafi/