LAJMI I FUNDIT:

Botoksi për jetë më të mirë seksuale

Botoksi për jetë më të mirë seksuale

Hiti më i ri në botë i vagjinave të “dizajnuara” pikërisht është botoksi! Mirëpo, këtë herë ai nuk është dizajnuar të “hekurosë” rrudhat që nuk mund të shihen në brendinë e vaginës, por u ndihmon femrave që të relaksojnë muskujt vaginalë, në mënyrë që të mund të kënaqen sa më shumë në marrëdhëniet intime.

Në SHBA me këtë tretman botoksi vaginal janë testuar 78 për qind e femrave, ndërkaq 77 për qind të tyre menjëherë pas operacionit kanë vërejtur ndryshime pozitive.

Botoksi përdoret për të eliminuar rrudhat, por ekspertët mjekësor thonë se ai ndihmon edhe në trajtimin e grave që vuajnë nga shqetësime të përhershme gjenitale. Ky stres shkakton çrregullim seksual, eksitim të pavullnetshëm dhe të pakontrollueshëm. Orgazma u jep atyre lehtësim në vetëm disa orë.Mjekët kanë shëruar me sukses gratë duke përdorur injeksione botoks për të bllokuar nervat dorsal të klitorit që e bën atë më të ndjeshme.

Megjithatë, veprimi i botoksit nuk është afatgjatë, andaj shumë dama do të kenë nevojë që patjetër ta përsërisin këtë veprim njëherë në tre muaj. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori