LAJMI I FUNDIT:

Bota rrezikon të ketë 40 për qind më pak ujë më 2030

Bota rrezikon të ketë 40 për qind  më pak ujë më 2030

Bota mund të vuajë nga një rënie prej 40 pë qind në ujë, në 15 vitet e ardhshme, nëse nuk ndryshohet në mënyrë dramatike mënyra e përdorimit të këtij burimi natyror, ka tërhequr vërejtjen një raport i Kombeve të Bashkuara të premten.

Agjencia e lajmeve AP njofton se sipas raportit, shumë rezerva të ujërave nëntokësore janë duke u zvogëluar, ndërkohë që rreshjet pritet të shndërrohen në fenomen të paparashikueshëm për shkak të ndryshimeve klimatike.

Dhe ndërkohë që bota pritet ta shtojë popullsinë e saj në 9 miliardë në vitin 2050, uji nga toka do të jetë më i nevojshëm për të përmbushur kërkesat e industrisë, prodhimit dhe konsumit personal.


Nëse trendi aktual i shfrytëzimit të ujit nuk ndryshon, bota do të ketë 60 për qind më pak ujë në vitin 2030, thuhet në raport. /Telegrafi/