LAJMI I FUNDIT:

Bota del nga recesioni më i rëndë që pas Luftës II Botërore

Bota del nga recesioni më i rëndë që pas Luftës II Botërore

Ekonomia globale mund të dalë nga kriza më e rëndë që pas Luftës së Dytë Botërore për shkak të nxitjes së madhe fiskale dhe shkallëve rekord të ulëta të kamatës, vlerësoi sot agjencia amerikane ''Bloomberg'' duke iu referuar mendimit të funksionarëve ekonomikë dhe ekspertëve financiarë.

Shenja më e re e optimizmit në pikëpamjen e rimëkëmbjes së ekonomisë botërore erdhi nga SHBA-ja, ku dje u njoftua se shitja e shtëpive në tregun sekondar u rrit në korrik për 7,2 për qind.

Në korrik shitja e shtëpive në SHBA është rritur për muajin e katërt me radhë, ndërsa indikatori i cili tregon aktivitetin afarist në këtë sektor është më i madhi krahasuar me gushtin e vitit 2007, kur u paraqit kriza hipotekore amerikane.